Pas triumfit ndaj Vëllaznimit, flet trajneri i Pontes: Do të jemi në finale!

Me fitoren e sotme ndaj Vëllaznimit, Ponte Prizreni ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, “Final 8”.
Ponte e nisi mirë ndeshje, ku edhe në fund triumfoi ndaj klubit gjakovar me rezultatin final në 109 – 106, shkruan IndeksOnline
Për të njohur më shumë se si skuadra nga Prizreni erdhi deri te kjo fitore e madhe e që i kualifikoi në gjysmëfinale të “Final 8”, IndeksOnline ka biseduar me trajneri e Pontes, Arbnor Rifatin.
Rifati, tha se ata punuan fortë dhe se sot u përballen me një kundërshtar mjaft të fortë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, ne kemi hasur në kundërshtar të fortë dhe të papërshtatshëm të cilët treguan lojë të bukur. Por te ne gjithçka ishte ne rregull, kemi fituar në një ndeshje të dobët, por fokusin e kemi për nesër dhe do të jemi në finale”, tha fillimisht trajneri, Rifati.
Por, i pyetur se cilën Prishtinën apo Pejën e sheh si kundërshtarin e radhë, trajneri i Pontes dha një përgjigjen interesante.
“Nuk po e specifikoj skuadrën, me rëndësi ne të luajmë mirë, të dyja skuadrat janë të forta”, tha ai.
Kujtojmë se Ponte e pret fituesin e duelit, Peja – Prishtina që luhet sot./IndeksOnline/