08:01 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas triumfoi, Nurmagomedov përleshet keq me ekipin e McGregor

Khabib Nurmagomedov arriti ta mbrojë titullin e peshave të lehta në UFC duke mposhtur Conor McGregor.

Mundësi rus në 27 takime të zhvilluar, ka regjistruar plotë 27 fitore, teksa nuk di për humbje në karrierën e tij.

Pas dominimit në këtë duel, Nurmagomedov në raundin e katërt bëri që McGregor të dorëzohej dhe t’ja dorzojë fitoren kampionit, transmeton IndeksOnline.

Pasi triumfoi në raundin e katërt, iu falënderua Zotit, megjithatë në vazhdim eskaloi situata.

Besohet se një fyerje drejt tij në aspektin e religjionit, tensionoi Nurmagomedovin i cili u hodhë drejt turmës dhe gjërat dolën nga kontrolli.

Kështu, ceremonia e titullit shtyhet për një datë tjetër./IndeksOnline/