14:12 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas u nda nga burri, Irina po kalon kohë me vajzën 2 vjeçare

Modelja e njohur Irina Shayk kohëve të fundit ka qenë ndër personazhet më të përfolura në mediat rozë për shkak të ndarjes së saj nga aktori Bradley Cooper, transmeton Indeksonline.

Irina dëshmoi edhe njëherë se është një nënë e përkushtuar pasi u pa me vajzën e saj dy vjeçare Lea de Seine.

33 vjeçarja u kap nga fotografët në një shesh lojërash në New York së bashku me nënën e saj Olga dhe vajzën e saj të vogël.

Ajo dukej për mrekulli dhe pas ndarjes duket se prehjen po e gjen tek vajza e saj. /Indeksonline/