16:15 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas ushtrisë, Haradinaj nderon ish-shokun e luftës!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte një ditë të ngjeshur sot.

Shefi i qeverisë ditën e nisi me lajmin e madh të vitit, krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës, Haradinaj mori pjesë në një ceremoni përkujtimore, shkruan Indeksonline

Ai ishte pjesë e shënimit të 20 vjetorit të rënies së komandantit, Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarëve të UÇK-së që ranë në altarin e lirisë.