Pas vdekjes së foshnjës, kritikohet sekretari britanik
Sekretari i Shtetit Sajid Javid, po përballet me kritika pasi fëmija i Shamima Begum vdiq në një kamp sirian.
Begum u largua nga Londra për t’u bashkuar me grupin e shtetit islamik.
Ndërsa, Javid e revokoi nënshtetësinë e saj britanike kur ajo kërkoi të kthehej.
Një mik i familjes tha se Mbretëria e Bashkuar kishte dështuar ta mbronte fëmijën ndërsa Laburisti tha se vdekja e tij ishte rezultat i një vendimi “të pavendosur dhe çnjerëzor”, transmeton Indeksonline.
Zonja Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe më 2015 me dy shokë të shkollës.
Ajo tha se kishte jetuar me burrin e saj, një luftëtar IS, në bastionin e fundit të IS dhe kishte humbur më parë dy fëmijë, duke fajësuar kushtet e papërshtatshme.
Duke folur menjëherë pas lindjes së djalit të saj të porsalindur, Jarrah, ajo i tha BBC se thjesht dëshironte të rriste fëmijën e saj në Britani të Madhe.
Jarrah vdiq nga pneumonia të enjten, sipas një certifikate mjekësore. Ai ishte më i vogël se tre javë. /Indeksonline/