75 Mall Live Search
19:59 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / MSH

Pas vdekjes së Liam, ish-anëtari i One Direction merr vendimin e rëndësishëm

Vdekja e Liam Payne të mërkurën mbrëma tronditi botën.

Artisti britanik ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

31-vjeçari dyshohet se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit para se të ndodhte akti tragjik, teksa në pamjet që qarkulluan në rrjete sociale u pa se në dhomën e tij pati edhe substanca narkotike, shkruan IndeksOnline.

Payne një kohë ishte pjesë e grupit të famshëm muzikor, One Direction, me këta të fundit që u shprehen të tronditur nga ky rast.

Miqtë e tij, Louis Niall dhe Harry dhe Zayn u shprehën të indinjuar nga vdekja e Liam, të cilin do ta kujtojnë si një mik të mirë dhe artist të papërsëritshëm.

Zayn madje vendosi të marrë kohë për veten, për të përjetuar zinë nga vdekja e Liam.

Përmes një njoftimi në Instagram, Zayn bëri të ditur se ka shtyrë për në janar koncertet e tij në SHBA.

“Duke pasur parasysh humbjen e përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendim të shtyj pjesën e turneut “Stairway to the Sky” në SHBA. Datat do të ricaktohen për janar dhe do t’i postoj ato sapo të jetë vendosur në ditët në vijim. Biletat tuaja do të mbeten të vlefshme për datat e reja.

Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin” u shpreh Zayn./IndeksOnline/