75 Mall Live Search
18:21 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey

Mariah Carey ka bërë daljen e saj të parë tre javë pasi nëna dhe motra e saj humbën jetën në të njëjtën ditë muajin e kaluar.

Ikona 55-vjeçare, e cila kohët e fundit tha se po kthehej në punë pas ‘disa javësh të vështira’, rrezatoi pozitivitet teksa performoi hitet e saj më të mëdha në Allianz Parque në Sao Paulo, Brazil.

E veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm me një të çarë të guximshme deri në kofshë, këngëtarja legjendare shkëlqeu në skenë, shkruan DailyMail.