75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Pas vdekjes se të ëmës, moderatorja shqiptare kthehet në ekran

Moderatorja e famshme shqiptare, Fjoralba Ponari, humbi nënën në fund të muajit janar.

Arsyeja e vdekjes së saj në moshën 54 vjeçare, nuk është bërë akoma e ditur.

Që nga ajo kohë, Fjoralba kishte vendosur të kalojë në heshtje këtë tragjedi, duke u shkëputur nga rrjetet sociale dhe ekrani televiziv.

Këtë fundjavë, ajo ka vendosur të rikthehet, me puntatën e Portokallisë që fillon në ora 21:00.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja, përmes një postimi në Instagram./Indeksonline/