Pas vdekjes së vëllait, pensionohet futbollisti i njohur slloven
Futbollisti slloven, Kevin Kampl ka marr një nga vendimet më të papritura, pensionimin nga futbolli aktiv.
Ky vendim i 35-vjeçarit ka ardhur pas vdekjes së vëllait të tij, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se do ti përkushtohet familjes së tij pas kësaj ndodhie.
“Tani do të përqendrohem plotësisht te familja ime. Nuk e përjashtoj plotësisht një rikthim në fushë një ditë, edhe pse për momentin duket krejtësisht e pamundur, dhe dua të kaloj shumë më tepër kohë me të dashurit e mi.”, ka deklaruar Kampl.
Kevin së fundi për tetë vite e gjysmë, ishte pjesë e skuadrës gjermane RB Leipzig, derisa ka veshur edhe fanellën e Bayer Leverkusen, Borusia Dortmund dhe Salzburg./IndeksOnline/

