09:34 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas vendimit të Haradinajt, Vuçiq tregon se a do t’ia mësyjë Drenicës

(I plotësuar) – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se do të tentojë të shkojë në fshatin Banjë të Skënderajt, pavarësisht se atij i është ndaluar shkuarja atje me vendim të kryeministrit  të Kosovës,  Ramush Haradinaj.

“Do të tentoj që të shkoj në fshatin Banjë dhe ta vizitoj Millan Kovaçeviq dhe t’ia jap dhuratatat. Do të tentoj në rrugë dytësore nuk di a mund të shkoj atje apo jo”, ka thënë Vuçiq duke i porositur gazetarët e mediave serbe që mos të shkojnë me të.

Rikujtojmë, se rrugët që të çojnë në fshatin Banjë janë bllokuar nga qytetarët e Drenicës. Mediat në Serbi kanë shkruar se prapa protestave qëndron kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./Indeksonline/

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka anuluar vizitën në fshatin Banjë të Skenderajt.

Kjo pas zhvillimeve të fundit në atë, pjesë ku ende po zhvillohen protesta me bllokimin e dy rrugëve kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj.

Kujtojmë, se për këtë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen e dhënë të MPJ-së për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, me ç’rast presidentit serb nuk do t’i lejohet t’a vizitojë këtë vend.