75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas vendosjes së Pejës në karantinë, Muhaxheri: Situata po vështirësohet, por së bashku do ja dalim

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se prej sonte ky qytet hyn në karantinë.

“Ju bëjmë thirrje për qetësi, duke mos daluar nga shtëpitë tuaja, mbani higjienën tuaj më shumë se asnjëherë, dhe respektoni udhëzimet që u janë dhënë me ditë të tëra”.

“Situata po vështirësohet, por së bashku do ja dalim. Shëndet për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Mahxheri në një postim në rrjetin social Facebook.