Pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, aktori kosovar ka edhe një kërkesë nga kryeministri Haradinaj
Vendosja e taksës nga Kosova prej 100 për qind ndaj Serbisë është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë kosovarët.
Ata këtë gjest nga qeveria e kanë përshëndetur, teksa mendojnë që është mjaftë i qëlluar, përcjellë Indeksonline.
Edhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu e ka komentuar këtë vendim, teksa ka thënë se kjo duhet të bëhet jo vetëm në ekonomi, por ai iu ka drejtuar kryeministrit Haradinaj, duke kërkuar që të marr edhe vendime të tjera reciprociteti ndaj Serbisë, me përjashtim për Luginën.
Ky është postimi i aktorit:
Kryeminister. Reciprocitet me targa, me dokumente te udhetimit etj. Me nje perjashtim per Luginen.
ALL IN