11:00 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas Veselit, edhe Kurti refuzon ftesën e Hotit

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot, do të “detyrohet”  të mbajë një takim vetëm me liderët e partive politike, që i janë bashkuar në koalicionin qeverisës. Kjo pasi që krerët e opozitës kanë refuzuar ftesën që ai u ka bërë për një takim në orën 12:00 ku do t’i informojë rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Kjo pasi që as Albin Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese. Këtë për IndeksOnline e kanë konfirmuar nga Zyra për media e Vetëvendosjes.

“Jo nuk do të marrim pjesë në takim”, ishte përgjigjja nga kjo zyrë.

Nga ana tjetër IndeksOnline  ka raportuar se, as Kadri Veseli, kreu i PDK-së nuk do të marrë pjesë në këtë takim./IndeksOnline/