Pas veturave, Lamborghini nis edhe prodhimin e karrocave për fëmijë

Brendi luksoz i veturave, Lamborghini, po mendon edhe për fëmijët.
Prodhuesi i makinave është duke u futur në tregun e pajisjeve për fëmijë, duke u partnerizuar me markën britanike Silver Cross, për një karrocë fëmijësh.
Karroca “Reef AL Arancio” është në edicion të limituar, transmeton IndeksOnline.


Do të prodhohen 500 karroca në të gjithë botën, teksa çmimi i tyre është 5 mijë dollarë.
Sipas Silver Cross, dizajni i karrocës është frymëzuar nga specifikat origjinale të automjetit, me një pedale frenimi, timon të punuar me dorë dhe kamoshi me performancë të lartë me detaje lëkure italiane.



Karroca vjen me një krevat transporti me polikarbonat me shkëlqim të lartë, rrota të plota pezullimi dhe një mbajtëse filxhani.
Procesi i projektimit për “Reef AL Arancio” zgjati më shumë se dy vjet dhe përfshinte takime me ekipet e projektimit dhe licencimit të Lamborghini-t dhe vizita në sallonet e kompanisë, për të marrë frymëzim.