14:07 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Pas vizitës së papritur, Joe Biden largohet nga Ukraina

Presidenti amerikan Joe Biden është larguar nga Ukraina pas takimit me Volodymyr Zelenskyy mëngjesit e sotëm, në një vizitë historike në kuadër të 1-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur pas bisedimeve të zhvilluara nga dyshja, Zelensky tha se mbështetja ushtarake do të jetë 500 milionë dollarë por më shumë detaje do të bëhen të ditura të martën.