75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / MSH

Pas Vlahovic, Juventusi synon transferimin e radhës

Gjigandi italian Juventus bëri mbrëmë zyrtare transferimin e sulmuesit serb Dusan Vlahovic nga skuadra e Fiorentinas, një marrëveshje kjo që prek shumën e 75 milionë eurosh.

Tani, pas sigurimit të transferimit të Vlahovic, Juventusi ka mendjen për ta përforcuar edhe repartin e mesfushës.

Në fakt, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Juventusi është duke synuar me çdo kusht që të nënshkruajë menjëherë me mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Bisedimet thuhet se janë duke vazhduar me skuadrën e Monchengladbachut dhe agjentët e ri të Zakarias.

Juventusi ka propozuar marrëveshjen e tij drejt Borussia Monchengladbachut për Zakarian për një transferim të menjëhershëm të Zakarias.