Pas Vlora Çitakut, edhe Sahatqija gati të kthehet në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka konfirmuar se pas një shërbimi 5 vjeçar, do të kthehet në Republikën e Kosovës ish-deputetja e LDK-së.
Ai ka theksuar se Konsules së Kosovës në New York, Teuta Sahatçijes, do t’i përfundojë mandati me 6 prill, transmeton Indeksonline
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme Galuk Konjufca me 3 mars ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.
“Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, ka shkruar në Facebook.
Konjufca mori vendim për shkarkimin e 14 konsujve. Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ishte e përfshirë në diskutimin e fundit për lajmin për njohjen nga Xhamajka, lajm i cili më vonë u demantua nga ministrja e Jashtme e këtij vendi”.