75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Pas votimit në parim të buxhetit, Kuvendi mblidhet nesër edhe për 4 pika të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mblidhet për të vazhduar seancën e sotme dhe pikat e papërfunduara.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 13:00.

Rendi i ditës është si në vijim:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022: 

7.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,

8.  Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Ky vazhdim i seancës vjen pas mbajtjes së seancës së sotme, ku në parim u votua buxheti i shtetit për vitin 2023, si pika e rendit me më së shumti diskutim.