Pas vrasjes, dorasi revolen e hodhi në kosh plehrash

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se dorasi dhe viktima e sotme, që të dy janë shtetas turq.
Vrasja ka ndodhur përderisa gjendeshin në veturën e njëjtë, ndërkohë që pas vrasjes, dorasi e ka hedhur në kosh plehrash armën me të cilën e ka kryer aktin.
“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes, rreth100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet te jete arma e përdorur nga i dyshuari”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.