09:00 / E Premte, 10 Mars 2023 / S Z

Pas vrasjeve në Hamburg, Scholz: Bëhet fjalë për akt brutal dhune

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar pas të shtënave me armë në Hamburg, ku mbetën të vdekur shtatë persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Scholz, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa ngjarjen e rëndë e konsideron si akt brutal dhune, njofton Klankosova.tv.

“Lajme të këqija nga Hamburgu. Disa anëtarë të një Kishe të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë. Mendimet e mia janë me ta dhe familjet e tyre. Dhe me forcat e sigurisë, të cilat kanë pasur një dislokim të vështirë pas tyre”, ka shkruar Scholz në Twitter.