75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / AR

Pas Xhenetes, edhe Egli pjesë e Top Channel?

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Egli Tako do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore. Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare. Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavës.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit. Marrëdhënia e saj me Gjestin ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t. Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.