11:44 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas xhirimeve të filmit të ri, Angelina Jolie shfaqet në formë të mirë!

Angelina Jolie është kthyer në Los Angjelos pas xhirimeve të filmit më të ri.

Aktorja 44 vjeçare pas një kohe të gjatë u shfaq në formë të mirë dhe mjaft atraktive në rrugët e qytetit të filmit, transmeton Indeksonline.

Nëna e gjashtë fëmijëve ka qëndruar së fundi në Meksiko, aty ku po bëhen xhirimet e filmit të saj më të ri ‘Those Who Wish Me Dead’.

Aktorja e listës A është rikthyer në zhanrin me të cilin pati suksese në filmat ‘Lara Croft’ në vitin 2001 dhe ‘Salt’ në vitin 2010.

Në film Angelina udhëheq ekipin e përbërë nga aktorët Tyler Perry, Joon Bernthal, Nicholas Hoult dhe Aidan Gillen./Indeksonline/