75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas “Zemër”, Dhurata Dora dhe Soolking vijnë me një tjetër super bashkëpunim

Vitin e kaluar sollën bashkëpunimin e tyre të parë “Zemër” i cili u bë një nga këngët më të suksesshme të tyre.

Artistja shqiptare, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking kanë vendosur të vijnë më një tjetër bashkëpunim.

Dyshja janë bashkuar për të sjellur remix-in e këngës “Hayati” që reperi e lansoj kohë me parë në bashkëpunim me reperin turko-gjerman, Mero.

Ishte Dhurata që ka paralajmëruar një gjë të tillë duke sjellur nëj pjesë të shkurtër të këngës e që padyshim do të kthehet në hit.

Kujtojmë që edhe pak ditë kënga “Zemër” mbush një vit nga lansimi dhe deri më tani ka arritur një shifër marramendëse klikimesh në “Youtube” me mbi 420 milionë./Indeksonline/