13:06 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas zgjatjes së kontratës me Liverpoolin, Kloppi merr një tjetër lajm të mrekullueshëm

Liverpooli sot njoftoi se do ta ketë në krye të ekipit gjermanin Jurgen Klopp deri më 2024, duke i gëzuar pa masë tifozët e “Reds”-it anembanë botës.

Përveq këtij lajmi, Kloppi ka marrë edhe një tjetër lajm të mrekullueshëm, shkruan Indeksonline.

Ai u zgjodh sot si trajneri më i mirë i muajit nëntor në Premierligë.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit nëntor, Liverpooli ka siguruar 6 fitore dhe një barazim, atë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/