Pas zhvillimeve politike, seanca për rimëkëmbjen ekonomike shtyhet për të mërkurën

Është shtyrë për të mërkurën seanca për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike , siç mëson IndeksOnline nga burimet e saj.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës ka ftuar për sot seancë të jashtëzakonshme për votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike në lexim të dytë, me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK.
Por se kjo ka ndryshuar pas zhvillimeve që ndodhën dje, siç duket shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga koalicjoni qeverisës kanë vendosur ta bojkotojnë seancën dhe deri tani në sallë ndodhen vetëm një numër i vogël i deputetëve.