Pas zyrtarizimit të Sarrit, Conte mbetet trajneri më i paguar në Serie A
Me zyrtarizimin e Maurizio Sarrit te Juventusi, tashmë mbetet vetëm trajneri i Milanit për t’u zyrtarizuar, edhe pse de facto do të jetë Marco Giampaolo.
Kontrata e trajnerit që është liruar nga Sampdoria pritet të jetë 2,5 mln euro në sezon për tre vitet e ardhshme.
Sakaq, kontrata e Sarrit do të jetë deri në vitin 2022 me 6,5 mln euro në sezon, përfshirë edhe bonuset. Ancelotti, trajneri i Napolit, fiton 5 mln euro në sezon, ndërsa Fonseca i Romas 3 mln euro në sezon.
Kështu, Antonio Conte, trajneri i Interit, vendos rekordin: 10 mln euro në sezon përfshirë edhe bonuset.
Një rrogë që kurrë në Serie A nuk është dhënë dhe një tendencë e re: pas shumë vitesh, Interi paguan një trajner më shumë se kushdo, edhe se Juventusi, që kishte Allegrin më të paguarin me 7,5 mln euro në sezon.