20:54 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pasagjerët ndihmojnë njeriun që po ndahej nga familja, të mos kthehej në Somali

Udhëtarët që fluturonin nga Londra në Turqi ndihmojnë një njeri që të mos dëbohet nga Britania e Madhe, duke kërkuar që ai të largohej nga aeroplani.

Ky njeri ishte sjell në aeroplanin e Turkish Airlines në aeroportin Heathrow, pak para se të nisej për në Stamboll, i shoqëruar nga katër zyrtarë.

Videoja dramatike tregon njeriun që bërtiste duke thënë se ai po ndahej nga familja e tij për t’u dëbuar në Somali, duke frikësuar udhëtarët e tjerë.

Kështu pasagjerët filluan të kërkonin që të largohej ai nga aeroplanin duke thënë se nuk do pranonin të udhëtonin nëse ai nuk largohej.

Kështu pasi zyrtarët dhe personeli dëgjohen duke thënë se i njëjtin nuk përbën rrezik, më në fund e larguan na aeroplani./Indeksonline/