15:40 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasagjerët në Londër, refuzojnë t’ia lëshojnë ulësen gruas shtatzënë (Video)

Ky është momenti kur një grua përmes një eksperimenti vendosi të shoh se sa pasagjerë janë të gatshëm t’ia lëshojnë vendin në tren ose metro, një gruaje e cila është në pritje të foshnjës së saj.

Përderisa temperaturat ishin 25 gradë celsius në Londër, Anna Whitehouse, vendosi të bëj një eksperiment duke “veshur” një bark fals, kinse ajo po pret një fëmijë, për të parë gatishmërinë e shoqërisë britanike për të ndihmuar një nënë të ardhshme.

Vetëm katër nga dhjetë pasagjerë i ofruan vendin e tyre gruas të cilin e panë se ishte shtatzënë, ndërsa një person kishte rënë dakord t’ia lëshonte vendin Anna-s vetëm pasi ajo e pyeti direkt atë nëse ka mundësi t’ia lëshoj vendin.

Nëna 36 vjeçe, ishte e tronditur nga qëndrimet e tyre dhe pranoi se nënat e ardhshme mund të ndihen “pengesë” për shoqërinë.

Për të shtyrë njerëzit të hiqnin dorë nga vendi i tyre ajo pohoi se është dashur të bëj kinse nuk po mund të qëndrojë në këmbë. Sipas saj,  vetëm në atë mënyrë shumicës iu binte në sy ajo./Indeksonline/