75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Pasagjerët u detyruan të largoheshin nga treni në Zvicër, ja arsyeja

Udhëtarët po udhëtonin në një tren nga Biel / Bienne në Cyrih, kur u kërkua që të largoheshin në Olten dhe të prisnin 20 minuta për shërbimin tjetër, përcjell albinfo.ch.

“Nuk ka as dhomë pritjeje, njerëzit dinë të jenë shumë keqdashës”, i tha një lexues 20minuten. “Si banor kanë pasur mjaft eksperienca, por kjo ishte qershia mbi tortë”, tha një tjetër lexues.

Operatori kombëtar zviceran i hekurudhave SBB kërkoi falje pas incidentit. Një zëdhënës tha se një problem teknik ishte shfaqur dhe ka pasur mungesë të mjeteve, përcjell albinfo.ch.

“Kur një tren është plot, nuk është e mundur të garantohet evakuimi i sigurt, në rastin e një zjarri, për shembull. Siguria e miqve tanë merr përparësi në këtë incident”, shtoi zëdhënësi. 

SBB i Zvicrës njihet si një nga operatorët më të mirë të trenave në botë, por udhëtarët janë bërë gjithnjë e më shumë të paduruar nga trenat e vonuar ose plot, sidomos në zonat midis Bernës dhe Cyrihut dhe midis Gjenevës dhe Lozanës.