22:23 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pasagjeri i shpifur, çorapet i terë në dritaren e aeroplanit

Jo të gjithë mund t’i kenë kushtet e duhura për t’i tharë rrobat.

Kështu, së fundmi një pasagjet i ‘shpifur’, ka vendosur çorapet në dritaren e aeroplanit për t’i tharë ato, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Identiteti i pasagjerit në fjalë nuk është zbuluar, megjithëse i njëjti u turpërua në Instagram nga shumë udhëtarë të tjerë.

Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale, dhe ka marrë pëlqime të shumta, derisa disa të tjerë thanë se nuk do të mund të përdorin përsëri dritaret në aeroplan.

Një ish-mjek i fluturimit ka paralajmëruar më parë mysafirët të mos udhëtojnë pa çorape apo këpucë, pasi dyshemetë e banjës shpesh janë të mbuluara në urinë.

Megjithatë, thuhet se kjo nuk është hera e parë që pasagjerët kanë tharë rrobat e tyre në aeroplan./Indeksonline/