19:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Pasagjeri tenton ta hap derën e aeroplanit kur ishte mbi 10 mijë metra lartësi

Një pasagjer i  “EasyJet” ka shkaktuar panik në njërin nga fluturimet  e kompanisë. Ai kishte tentuar që ta hapte derën e aeroplanit kur ai ishte në 10.000 metra lartësi.

Pasagjeri që besohet se ishte rreth 30 vjeç pasi shfrytëzoi tualetin kishte tentuar të hapte derën e emergjencës. Ai u neutralizua nga pasagjerët tjerë dhe stafi.

Pasi kishin arritur në destinacionin e caktuar, policia kishte hyrë në aeroplan dhe e kishte marrë pasagjerin që tentoi ta hapte derën./Indeksonline/