75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Pasaporta e Covidit përfshinë tri kategori, hiqen kufizimet ndaj shteteve dhe lejohet lëvizja

Pasaporta e Covidit që po diskutohet në Bruksel është në agjendën e Komisionit Evropian.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ishte pjesë e diskutimit për këtë temë, ka bërë të ditura disa nga specifikat e pasaportës së Covidit, shkruan Indeksonline.

Komisioni Evropian ka në plan që me paraqitjen e kësaj pasaporte të hiqen masat kufizuese ndaj shteteve, të shfuqizohen vendimet që ndalojnë të drejtën e udhëtimeve dhe të ketë një verë pa kufizime në të gjitha shtetet.

“Do të propozohen tri kategori të pasaportave: ata që janë vaksinuar, ata që kanë një test negativ dhe ata që e kanë kryer Covidin”, ka thënë Plenkoviq.

Propozimi për futjen e pasaportës së Covidit, do të jetë në tryezën e diskutimit, më 17 mars dhe do të vlejë vetëm për lëvizjen e lirë të shteteve të BE-së./Indeksonline/