Pasaportat më të fuqishme për vitin 2018: Kosova zë vendin e 179-të
Kompania konsulente “Nomad Capitalist” në raportin e saj të fundit për vitin 2018 thekson se banorët e Luksemburgut kanë dokumentin më të fuqishëm në duart e tyre.
Renditja e pasaportave të shteteve u realizua në bazë të avantazheve që ato kanë për lëvizjen e lirë, reputacionin global, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile, raporton IndeksOnline.
Nga 199 shtete të analizuara Luksemburgu ka dalë në krye, ndërsa pasaporta e Kosovës ndodhet në vendin 179-të, kurse ajo e Shqipërisë në vendin e 91të – një rënie në nivel pasiqë në vitin e kaluar ndodhej në vendin e 83-të.
Në krye të listës sipas indeksit këtë vit, është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra, që renditen në vendin e dytë, përkatësisht të tretë. Me pasaportë zvicerane mund të udhëtoni në 176 shtete të botës.
Vihet re se në top 10-shën me të mirë, 9 prej tyre janë shtete evropiane.
Sipas përpiluesit të këtij indeksi, Andreë Henderson, Nomad ka për qëllim që të ndihmojë të pasurit që të reduktojnë barrën e tyre tatimore duke u zhvendosur në një vend të ri, të marrin leje qëndrimi dhe të investojnë në vende të tjera në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre më shpejt. Gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mbajnë dy pasaporta, atëherë kur është e mundur.
Kriteret:
Udhëtimet pa vizë
Faktori më i rëndësishëm në vlerën që mbart një pasaportë është mundësia e udhëtimeve që ajo ofron. Indeksi Nomad u jep përparësi udhëtimeve pa vizë, që peshon rreth 50% në renditjen totale të një vendi.
Taksimi
Gjëja e dytë më e rëndësishme për sa i përket pasaportave është liria mbi taksat, që peshon 30% në renditjen e secilit vend.
Perceptimi
Perceptimi botëror mbi një vend dhe shtetasit e tij është përgjegjës për 10% të renditjes së një vendi. Pasaporta e çdo vendi është e vlefshme nëse është në gjendje t’i ofrojë siguri shtetasve. Ky indeks mbështetet mbi Raportin Botëror të Lumturisë, Raportin e Zhvillimit Human dhe faktorëve subjektivë mbështetur mbi eksperiencat personale.
Dyshtetësia
Mundësia për të mbajtur një tjetër nënshtetësi, që në renditjen e vendeve është përgjegjëse për 10% në renditjen e vendeve.
Liria
Aftësia e qytetarëve për të jetuar të lirë nga përgjegjësitë peshon 10% në totalin e pikëve të renditjes. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e medias është diçka pozitive, dhe vendosja e ligjeve mbi qytetarët jo rezident është në përgjithësi një ide e keqe.