22:37 / E Enjte, 24 Mars 2022 / OSH

Pasdita e të enjtes, bashkon Kurtin dhe ambasadorin Hovernier

Oda Ekonomike Amerikane sot ka organizuar një event në rastin e 18 vjetorit.

Në këtë kremtim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet kryeministri Kurti duke zhvilluar një bisedë të ngrohtë me ambasadorin e SHBA së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Një ditë më parë vendet e Quintit kritikuan Qeverinë e Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por përkundër kësaj në bazë të fotografisë raportet mes tyre nuk dukeshin të acaruara./IndeksOnline/