Pasdite vazhdon ëndrra evropiane për dy skuadrat kosovare

Kampionia e Kosovës në basketboll, KB Peja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça, do të vazhdojnë sot ëndrrën në garat evropiane, respektivisht në FIBA Europe Cup.
Peja do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

repça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00.
Pejanët renditen në vendin e dytë në Grupin H me tre pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Trepça zë vendin e fundit (4) në Grupin G me një pikë.