20:50 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Pashkët Hebraike do të festohen këtë vit individualisht nëpër ambientet familjare

Duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 ,me keqardhje ju informojm se këtë vit nuk do të jetë e mundur të organizojm Pashket Hebre si viteve të kaluara,por kjo festë do të organizohet individualisht nëpër ambientet familjare.

Sot fillon nata e parë e pashkëve hebraike ne muajin Nisan dhe zgjatë shtatë ditë.

Me ketë rast Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova uron komunitetin hebre në Kosovë dhe hebrenjt qe jetojn kudo në botë Hag Pessach Sameah

Siç e dimë në ketë muaj kemi edhe pashket katolike dhe ato ortodokse mandej ne fund te muajit fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe Ne urojm nga zemra të gjitha familjet në Kosovë qe me dashuri dhe respekt të një tolerance që e kemi ruajtur dhe begatuar nderë shekuj.

Shpresojmë që kjo situate të kaloj së shpejti dhe njerëzimi t’i kthehet përsëri normalitetit.