75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pasi BE i dërgon letër Haradinajt, ky është reagimi i LDK-së

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.


Në letrën të cilën përfaqësues të BE-së i kanë shkruar kryeministrit Ramush Haradinaj thuhet se Presidenti Hashim Thaçi udhëheq me dialogun./Indeksonline/