Pasi Bora u infektua me covid, flet Ariani: Sikur të më zinte mua ky virus

Të dy janë fytyra mjaftë të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Ata filluan të marrin zemrat e publikut falë emisionit “Për’puthen” i cili është mjaftë i shikuar në shqiptari, shkruan Indeksonline.
Mbrëmë u deklarua në emision se Bora do të mungojë për disa ditë për shkak se ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Në një publikim të bërë në llogarinë e saj në Instagram pati komente të shumta nga fansat duke i uruar shërim të shpejtë, por që nuk mungojë as komenti epik i Arianit.
“Bora shërim sa më të shpejtë! Është hera e parë në jetë që do kisha dashur të më kishte zënë COVID dhe kolera për të pushuar disa ditë!” shkroi ai.
Nuk mungojë as reagimi i Borës e cila i tha atij se nuk shpëton dot nga unë.
“Hahahahahahaha vetëm se nuk është aq qejf sa duket me një tufë me ilaçe tek koka e krevatit … Do ikin shpejt ditët dhe aty më ke, nuk shpëton nga unë,”- komentoi ajo./Indeksonline/