20:11 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pasi dështoi, avokati Gashi “vajton” dëbimin nga Kosova të japonezin të afërt me VV-në: Marre ju qoftë!

Avokati i afër me Lëzijen “Vetëvendosje”, Tomë Gashi s’ka arritur që klientit të tij, ish-këshilltarit të Albin Kurtit, japonezo-amerikanit, Tienmu Ma t’i sigurojë qëndrim në Republikën e Kosovës.

Tienmu Ma, me shtetësi amerikane, pritet që këto ditë të largohet nga Kosova.

Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik -  KosovaPress

IndeksOnline raportoi gjatë ditë së sotme se Divizioni për të Huaj në MPB ka refuzuar kërkesën e Tinmu Ma për leje qëndrim në Kosovë. Sipas këtij burimi, këshilltari i ish-kryeministrit Kurti nuk i plotëson procedurat ligjore për të qëndruar në Kosovë.

Ndryshe, Indeksonline ka bërë disa fotografi të japonezit me avokatin, Gashi, para disa ditësh.

Ministria e Punëve të Brendshme i refuzon kërkesën për qëndrim në Kosovë,  këshilltarit të Kurtit - Indeksonline.net

Përmes një statusi në Facebook, avokati është ankuar për këtë vendim.

“Pro Amelikant e largojnë nga Kosova Amerikanin e Albinit! Amerikani i parë që qeveria e Kosovës e përzë nga Kosova që nga 12. Qershor 1999 Tash kush është me AMERIKËN. Ju apo ALBIN KURTI dhe levizja VETEVENDOSJE!As vendim nuk na derguat !Marre ju koft”, ka shkruar ai.