Pasi dështoi te Tottenhami, Fonseca bëhet trajner i Fenerbahçes

Paulo Fonseca ishte në negociata të avansuara me Tottenhamin, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kushteve financiare.
Trajneri portugez tani ka zgjedhur një destinacion tjetër.
Televizioni publik turk (TRT), raporton se Fonseca do të jetë trajner i Fenerbahçes.
48-vjeçari së fundi e drejtoi Romën në Itali për dy vite.
/Indeksonline/