75 Mall Live Search
22:59 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Pasi doli fitues i BBVK-së, Drilon Rama vjen me një risi për fansat

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka njoftuar se ka hapur një kanal në YouTube ku adhuruesit e tij do të mund ta ndjekin jetën e tij dhe gjithçka që ai bën.

Përmes një postimi në Instastory, fituesi i BBVK-së, thotë se këtë gjë po e bën për fansat në mënyrë që ata të jenë pjesë e rrugëtimit të tij.

“Qëndroni gati sepse shumë gjëra interesante po vijnë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rama.