75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 19 Janar 2026 / AR

Pasi doli nga “BBVK”, Toney jep lajmin e madh

Ish-banori i “BBVK”, Toney, pas daljes nga ky format është përballur me një të papritur.

Llogaria e tij në “Instagram” i është mbyllur duke qëndruar larg rrjeteve sociale për disa ditë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, pas shumë përpjekjeve ai dha lajmin e madh.

Llogaria e tij është rikthyer ndërsa premton që do të vijnë së shpejti risi.

“Llogaria ime është rikthyer.

Falënderoj sinqerisht të gjithë ata që u angazhuan dhe ndihmuan në rikthimin e saj. Mirënjohje edhe për secilin që më ka përkrahur dhe ka pasur durimin të presë gjatë kësaj periudhe.

Rikthehem më i fortë se kurrë, me shumë projekte dhe surpriza që po vijnë së shpejti. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

TONEY”./Indeksonline/