Pasi e “kalli” Tiranën, Noizy jep premtimin e madh: Do bëjmë koncert në Kosovë e Maqedoni!

Natën e mbrëmshme, reperi shqiptar Noizy, ka mbajtur koncertin e organizuar në Tiranë, “Alpha Show”.
Përveç yjeve vendor, aty morën pjesë edhe artistë me famë ndërkombëtare të cilët e shijuan në maksimum këtë organizim brilant, shkruan Indeksonline.
Gjatë performancës së Noizyt, publiku shihej duke u argëtuar me hitet e tij, teksa ai nuk hezitoi të zbuloj një sekret.
Ai premtoi fansat se këso lloj organizimesh nuk do të përfundojnë me kaq pasi do të bëjnë çdo vit, edhe në dy shtetet Kosovë e Maqedoni.
“Kjo nate nuk përfundon këtu. Më shpresë të Zotit do e bëjmë çdo vit, do e bëjmë edhe ne Prishtinë e Maqedoni. Nuk harrojmë shqipet ne krahun tjetër”, tha ai teksa fjalimi u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit./Indeksonline/