09:52 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Pasi e kualifikoi Portugalinë në Kampionatin Evropian, Ronaldo shpreson të luaj në EURO 2024

Portugalia mbrëmë ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian, I cili zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Cristiano Ronaldo I cili shënoi dy gola të premten ndaj Sllovakisë, pas ndeshjes tha se shpreson të luaj në EURO 2024, dhe të mos ketë ndonjë lëndim, shkruan IndeksOnline.

“Shpresoj të jem në Euro2024 pasi ka ende shumë kohë. Shpresoj të mos kem ndonjë problem apo lëndim, shpresoj të luaj. U largova herët nga Portugalia, por ajo do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Ata më mbështesin në çdo stadium në Portugali”, deklaroi Ronaldo.

38-vjeçari tha se nuk mendon për të ardhmen, pasi gjithmonë e shijon momentin e tij dhe se i pëlqen të luaj për kombëtaren.

“Unë nuk mendoj për të ardhmen, mendoj për një afat të shkurtër dhe gjithmonë përpiqem ta shijoj momentin. Më pëlqen të luaj për kombëtaren. Ne luajtëm mirë dhe u kualifikuam sepse kemi një ekip të shkëlqyer, një trajner të shkëlqyer si Martinez.”, deklaroi sulmuesi portugez./IndeksOnline/