75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / k.v

Pasi e largoi nga puna, punëtori në Prishtinë rrihet fizikisht me shefin, përdor edhe thikën

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë ka ndodhur ngjarje jo e zakonshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/