75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 20 Mars 2022 / C E

Pasi e mposhti skuadrën e fundit në tabelë, Allegri po mendon për titullin

Suksesi ndaj Salernitanës ka një vlerë për Juventusin që shkon përtej tre pikëve të fituara në fushë. Për këtë është i bindur edhe trajneri Max Allegri, i cili pas ndeshjes nënvizoi rëndësinë e reagimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Të mërkurën u eliminuam, kjo gjë na mbeti peng. Askush nuk e priste që të dilnim nga Evropa”, ka deklaruar ai.

Ne ishim të mirë në sulm, pastaj në pjesën e dytë ishim më të lodhur, por e rëndësishme ishte të fitonim, të ofroheshim tek ata që po i ndjekim dhe tani jemi -4 nga vendi i dytë, por gjithashtu. Interi ka potencialisht katër pikë më shumë se ne duke pasur një ndeshje më pak. Për ne në këtë moment është tashmë një objektiv i mirë, por mbi të gjitha na lejon të bëjmë një kampionat të mirë, do të rikuperojmë disa lojtarë për sprintin final. Scudetto? Favoriti për mua është ende Interi”, ka vazhduar më tutje Allegri.

E ardhmja e Paulo Dybalas është një shqetësim për klubin dhe këto dyshime mbi të ardhmen e tij i konfirmon edhe trajneri toskan.

Nuk e di nëse Paulo do të jetë lojtar i Juventusit apo jo, jam në linjë me klubin. Ne flasim shpesh, jam pjesë. i kompanisë. Nga ana ime është dëshira për të bërë mirë në këtë pjesë përfundimtare. Unë bëj vlerësime, pastaj ka kontrata, vullneti i lojtarëve e shumë gjëra. Marrdhënja ime me atë është shumë e mirë”, ka thënë Allegri në fund.