Pasi e ”paketoi” Man Unitedin, Shaqiri në formacionin e javës në Angli
Xherdan Shaqiri ka qenë protagonisti i javës së 17-të në Premier League.
Me t’u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Shaqiri shënoi dy gola kundër Manchester Unitedit.
Dy golat e tij mjaftuan që Liverpooli ta fitojë derbin e madh anglez me rezultat, 3-1 në ”Anfield”, transmeton IndeksOnline.

E tani, reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani, është zgjedhur në formacionin e javës së 17-të në Premier League.
Përveç Shaqirit, nga skuadra e Liverpoolit janë zgjedhur edhe Fabinho dhe mbrojtësi i jashtëzakonshëm, Virgil van Dijk.
Nga ana tjetër, edhe Danny Ings është pjesë e këtij formacioni, pasi shënoi dy gola ndaj Arsenalit, si dhe Eden Hazard dhe Gabriel Jesus./IndeksOnline/
