15:37 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Pasi e pezulloi vendimin, Haradinaj diskuton me ministrin Hamza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkëmbyer bisedë sot me ministrin Bedri Hamza. Haradinaj dhe Hamza janë parë në parlament duke bërë një bisedë të shkurtër e cila ndërlidhet me vendimin e fundit për paga.

Kujtojmë se dje ministri Hamza nuk e ka zbatuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave pas një konstatimi të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

Pas kësaj, kryeministri Haradinaj ka vendosur që ta pezulloi vendimin për rritjen e pagave deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese./Indeksonline/