75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 13 Qershor 2021 / A. A

Pasi e qoi kupën në xhami e te nëna, tani Batatina e merr në kafene me shoqëri

Llapi fitoi trofeun e parë në historinë e saj 90 vjeçare, duke mposhtur Dukagjinin e Klinës në finale të Kupës së Kosovës.

Zyrtarët e klubit nga Podujeva kanë festuar gjatë, pasi njëherit ekipi siguroi edhe pjesëmarrje në garat evropiane.

Trajneri Tahir Batatina nuk e ka ndërmend ta lë kupën në sirtar.

Pasi e dërgoi te nëna e vëllezërit, tash po feston me shoqëri në një kafene.

“Së bashku me shoqëri duke u përgatitur për Garat Evropiane” ka shkruar Batatina në Twitter.