12:00 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pasi e “shpartalloi” Milanin, Ribery po ndihet i ri

Sulmuesi i Fiorentines, Franck Ribery, ka thënë se ndihet i ri kur është duke luajtur futboll.

Ribery shënoi golin e tretë në fitoren e Fiorentines ndaj Milanit në “San Siro”, gol i cili u duartrokit edhe nga fansat e Milanit.

36-vjeçari tha se është kënaqësi kur luan në “San Siro”, pasi është fushë e madhe me shumë fansa.

“Jam i lumtur, kur luan në “San Siro”, është kënaqësi. Është fushë e madhe me shumë fansa. Është vështirë për fansat e Milanit, por luajtëm mirë dhe ka rëndësi për ne. Po, jam i vjetër, por ndihem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime, ndaj e dua. U transferova në Fiorentinë për t’u ndihmuar lojtarëve dhe fansave. Jam i lumtur, por duhet të punoj çdo ditë dhe të luaj çdo javë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Fiorentina është në vendin e nëntë me 8 pikë, dhjetë me pak se lideri Inter. /IndeksOnline/